Me rastin e festave të Nëntorit, Tirana bëri bashkë në Pallatin e Brigadave kyetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në rajon. Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se Unioni filloi pak vite më parë si një ide modeste dhe tashmë është kthyer në një organizatë të jashtëzakonshme që synon të heqë barrierat.
“Ne nuk komplomentojmë Shqipërinë e madhe, nuk bëjmë teori konspiracioni. Ne nuk fantazojmë gjëra që sot në rendin e ri botëror ndoshta mund të jenë të parealizueshme, po që ne të funksionojmë për të mirën e qytetarëve tanë, si mund të pastrojmë më mirë qytetet, si mund të funksionojë më mirë mobiliteti, si mund të jenë këshillat bashkiak më të zhndërvjellët, si mund të kemi më shumë të rinj përfaqësues, si mund të jemi më shumë nikoqir me ato buxhetet tona modeste, këtë nuk na e ndalon askush. Ndaj dhe unë sot jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e Unionit tonë dhe më vjen mirë që të them që prej këtij unioni jemi bërë më të mirë, jemi bërë më të aftë, jemi bërë më transparent, jemi bërë më të zhdërvjellët dhe kemi mësuar një pafundësi nga njëri-tjetri dhe kjo na ka bërë qeverisës, shërbëtorë dhe drejtues lokal shumë herë më të mirë se sa kur nuk ishim me njëri tjetrin”, tha Veliaj.