Po, u kry! Nisma “Po t’vjen një kartolinë”, ishte në vitin e dytë të saj në 1700 fëmijë në të gjithë Shqipërinë.
Ishim në Elbasan, Tropojë, Shkodër, Librazhd, Mamurras, Tepelenë, Cerrik, Prrenjas, Korçë, Peqin, Lushnjë, Gramsh, Burrel, Dibër, Laç, Kukës, Fushë-Prezë. Tashmë që prej tre vitesh që zhvillohet kjo nisëm kemi shkuar tek 3700 të vegjël. Nuk është thjeshtë një numër, por janë 3700 botë, secila me e veçanttë se tjetra.
Po, nisma u përqëndrua në zonat rurale të këtyre qyteteve, por pjesë këtë vit bëmë fëmijët jetim, ata që vuajnë nga sindroma doën dhe autizmi.
Pamë në këto fshatra sesi familje të shumta nuk mundeshin të vendosnin një pemë të vitit të ri në shtëpitë e tyre. Shkaku? Pamundësia ekonomike. Ndër të tjera më tregonin mësuesit, se nxënësit tregonin nëpër shkolla sesi prindërit e tyre, kishin marrë një bredh në pyll, dhe për zbukurim përdornin vetëm pambuk, për të krijuar idenë e dëborës, dhe ca zbukurime të realizuara nga të vegjlit.
Ky ishtë gëzimi i tyre për festat dhe atmosfera e krijuar në shtëpitë e shumë të vegjëlve të zonave rurale. Dritat e bukura, ato me shumë ngjyra, fëmijët i shohin vetëm nëpërmjet televizorit. Kjo është ura e komunikimit me atmosferën festive.
Dhurata s’kanë marrë ndonjëhërë! Pasi thonë se asnjëhërë nuk përzgjidhen nga Kryetarët e Bashkive. Këtë ma konfirmuan edhe vetë mësuesit e shkollave në të cilat kemi shkuar. Asnjëherë ata të vegjël nuk kanë marrë dhurata, apo të gëzohen prej këtij qëllimi.
Madje shumë nga ata të cilët duhet të ngrenë zërin për hallet dhe problemet e këtyrë njerëzve, kujtohet vëtëm me raste festash për të bërë ndonjë qokë, dhe më pas zhduken për t’u dukur në zgjedhje apo në festat e ardhshme.
Fëmijët jetim në Shqipëri marrin në muaj 25-30 mijë lekë në muaj ndihmë. A mundet një nënë të rrisë një fëmijë me këtë shumë?
Ti kupton sesi ndihma ekonomike për shumë familje të tjera nuk shërben as për të blerë bukën e muajit.
Ky është realiteti!
Po, unë pashë gëzim në sytë e të vegjëlve, që kënaqëshin në fillim vetëm me idenë se dikush iu dha atyre diçka, pa e ditur se çfarë kishtë brënda.
Më pas vinte momenti i shumëpritur!
Fëmijët hapnin dhuratat. Gjeje lodra, topa, çokollata, rroba, mjete mësimore. Ehh çfarë gëzimi e buzëqeshjesh nga fëmijët. Nuk do i harroj asnjëherë fytyrat e të vegjëlve, në të njëjtën kohë të habitura, e njëherë pafund të lumtura.
Sa pak dashka një fëmijë që t’ia gëzonke zemrën.
Nuk e harroj asnjëhërë fjalën e një nënë në Librazhd, e cila po na shikonte teksa po bënim ndarjen e dhuratave për 30 fëmijë jetim. “Kjo që po bëni ju, këta fëmijë nuk do e harrojnë kurrë, dhe të njëjtën gjë do e bëjnë kur të rriten”. Ishte i gjithë mesazhi dhe qëllimi që kam dashur të jap gjithë kësaj kohë, por e thënë nga një gjyshe, nga ato me shumë vite mbi supe, më bindi se jam në rrugën e duhur.
Sikundër nuk harroj një klasën e katërt në Zgosht të Librazhdit, ku për të luajtur futboll, ata fëmijë kishin një top të leckosur, dhe të shihje sesa të buzëqeshur ishin. Me atë top ata ndiqnin ëndrrat e tyre për t’u bërë futbollista.
Një ndarje emocionesh ishte e gjithë kjo fushatë. Ku kishte nga ata që dhanë, duke mos dhuruar vetëm një dhuratë, por bashkë me të, shumë dashuri, emocione, sikundër ata që i morën patën emocionet e tyre.
Faleminderit nga zemra të gjithëve Ju që morët pjesë në këtë fushatë për fëmijët e zonave rurale. Ta dini që ajo pako juaja, ka bërë të buzëqeshë një fëmijë të vogël, atje larg në fshat, në një zonë të harruar, pa dritat e Tiranës, pa shtëpitë e lodrave pranë, pa qëndrat tregtare ku mund të futet dhe të blejë çfarë të dojë. Ka qënë momenti më i bukur i këtyre festive. Ka marrë kartolinën nga një i panjohur që i kërkon të voglit të mos ndalet, por të vazhdojë të luftojë për ëndrrat e tij/saj.
Se shpirti i njeriut ndihet mirë kur lumturon një fëmijë. Zot na ndihmo për më shumë!
Nga Osman Stafa