Një autobuz me pasagjer është përfshirë nga flakët pasditen e sotme ne autostradën Tiranë-Elbasan. Nga ngjarja fatëmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëmet materiale ishin të mëdha, pasi autobuzi është shkrumbuat i tëri.

Mësohet se flakët kanë nisur në pjesen e pasme të autobusit duke u shpërndarë më pas në të gjithë mjetin. Pasagjerët që po udhëtonin kanë zbritur menjëherë. Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnw për shkaqet e djegijes së mjetit të transportit publik. Si pasoje e ngjarjes në autostradën Tiranë-Elbasan u krijuar trafik i rënduar. Hetimet paraprake konkluaduan në kushtet teknkike jo të mira të autobuzit.