WebLajm mëson se skena e dhunës ndaj Klea Prengës mbrëmjen e gjashtë gushtit ka ndodhur në restorantin Arka Rooftop në zonën e Kodrës së Diellit.
Prenga ka qenë në shoqërin e tre shoqeve dhe një djali teksa rreth orës 21.30 është goditur me një shihe në pjesën e pasme të kokës dhe në fytyrë duke i shkaktuar emoragji dhe të çara.
Aktualisht me kërkesë të prokurorisë janë nxjerrë dy urdhër ndalimi ndaj motrave Berisha, Antonela dhe Mariela. Edhe pse zyrtarisht motivi kësaj ngjarje të rëndë mes vajzave të showbiz mbetet i pazbardhur, shkak dyshohet raportet intime me partnerin e përbashkët.
Nga dinamika e ngjarjes ka rezultuar teksa Klea ka qenë duke darkuar, motrat Berisha janë futur në restorant dhe teksa njëra e ka mbajtur tjetra e ka goditur dy herë e pas ngjarjes janë larguar.
Kujdes PAMJE TË RËNDA