Edhe dita e sotme duket se do të jetë kaotike në Kuvend, pasi sërish kanë nsisur përplasje mes deputetëve të opozitës dhe Gardës.
Institucioni është rrethuar me gardh metalik me qëllim për të penguar futjen e 23 deputetëve të përjashtuar.
Forca policie dhe zjarrfikëse gjithashtu ndodhen në terren, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Për rrethimin e Kuvendit me gardh metalik ka reaguar edhe PD, ku shprehet se ky veprim është i turpshëm.
“Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar“, tha Bardhi.
Nga ana tjetër, deputetët e PS kanë shkuar në Kuvend gati 1 orë para nisjes së seancës plenare.