Media Britanike publikon një ngjarje në kufijtë e skandali. Gjithçka ka ndodhur me fluturimin e kompanisë Wizz Air nga aeroporti i Luton në Londër me destinacion Tiranën në Shqipëri.
Fluturimi i planifikuar u vonua për 90 minuta dhe aeroplani qëndroi në pistë pasi stafi i Wizz Air akuzonte pasagjerët duke pretenduar se kishin vjedhur celularin e një roje sigurie.
Indicia u mor nga një kamera sigurie ku dyshohej se shfaqej një pasagjer duke vjedhur një celular në aeroport.
Për shkak të këtij incidenti të çuditshëm, pasagjerët u mbajtën brenda aeroplanit për 90 minuta dhe u thirr policia. Oficerët hynë në aeroplan për të gjetur celularin, madje duke provuar edhe thirrje telefonike.
Kjo situatë revoltoi pasagjerët, të cilët ndiheshin të ofenduar nga kjo sjellje.
Një anëtar i stafit të Wizz Air u bëri thirrje pasagjerëve: “Duam t’i japim mundësi këtij personi për gabimin që bëri dhe ta sjellë vetë celularin përpara se ta identifikojmë nga kamerat”.
Mirëpo pas më shumë se 1 orë vonese, policia dhe ekuipazhi njoftuan se celulari nuk ndodhej në aeroplan, siç pretendohej. Kërkimet nuk zbuluan asnjë send të vjedhur, teksa stafi i Wizz Air njoftoi fluturimi tashmë do të niste.
Një akuzë e gabuar në adresë të pasagjerëve nxiti zemërimin e këtyre të fundit.
Megjithatë, as policia angleze dhe as Wizz Air nuk kanë bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë akuzë të gabuar që shkaktoi edhe vonesën prej 90 minutash.