Teksa ende nuk është zbardhur arma që qëlloi mbi të ndjerin Aleks Nika më 21 janar të vitit 2011, si dhe autori i dyshuar i krimit, SPAK kërkon të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha.

Është prokurori Alfred Shehu ai që ka firmosur fletë-thirrjen, dhe pritet që Berisha të paraqitet për deklarime të premten, më 14 nëntor, në orën 10:00.
Pak ditë më parë, në SPAK për të njëjtin hetim ishte edhe ish-ministri i qeverisë Berisha, z. Lulzim Basha.
Pas publikimit të lajmit ka reaguar avokat z.Berisha, Genc Gjokutaj:
Te nderuar Miq! Në lajmet e edicionit të orës 15.00 të Top Channel u njoftua thirrja e zotit Sali Berisha nëSPAK ditën e premte datë14.11.2025 ora10.00 në lidhje me hetimet e 21 janarit! Në cilësinë e avokatit mbrojtës të zotit Berisha sqaroj se nuk ka asnjë njoftim të Tij siç pretendohet.Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetes dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK!Po si gjithnjë kush gënjen një herë gënjen përhere! G
Lexo më shumë


















































































































Comments 1