Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në afërsi të Aeroportit të Rinasit, ku një person është plagosur dhe një tjetër ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur gjatë një përplasjeje me armë zjarri mes dy makinave, ndërkohë që nuk ka asnjë lidhje me Policinë Kufitare apo me sigurinë e aeroportit. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar nga një automjet drejt një tjetër, duke shkaktuar dëme të rënda. I plagosuri ështê Muçi Shaljani. Shaljani rezulton si pjesë e strukturave të mbikqyrjes policore.

Si pasojë e të shtënave, një shtetas ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar përgjegjësit dhe për të zbardhur motivet e ngjarjes, ndërsa zona është rrethuar për sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e provave. Burime bënë me dije se është ekzekutuar krahu i djathë e Emiliano Shullazit, Gilmando Dani i sapo liruar nga qelia.
AB 099 UO është targa e mjetit të blinduar ku u vra Dani dhe ky mjet është në pronësi të Elvis Kosovës.
Gilmando Dani sa kishte arritur në Shqipëri në aeroportin e Rinasit. Aty e ka pritur i plagosuri Muçi Shaljani I plagosuri, të paktën për momentin këtë identitet ka policia pasi s’ka kartë identiteti.
Në fshatin Halil është duke u djegur një makinë, dyshohet e autorëve.
Rinas/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

















































































































