Në pasditen e së martës, rreth orës 14:20, në dalje të zonës së Aeroporti i Rinasit pranë Tiranës, u ekzekutua me armë zjarri Gilmando Dani, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit në një automjet tip “Mercedes Benz”. Sipas të dhënave policore, një automjet tip “Toyota” ime targa greke të vjedhura i parkuar në rreth rrotullim ndoqi makinën e Danit. Sapo afrohet makina e Danit nga toyota zbresin tre persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë; në pamjet e siguruara dallohet momenti kur një prej autorëve hap derën e pasagjerit dhe qëllon pa pushim drejt Danit, i cili ndërroi jetë në vend.
Një person tjetër, Muçi Shaljani (rreth 40-vjeç), i cili ishte me Danin, mbeti i plagosur rëndë.
Pamjet që dolën në media tregojnë se, pasi u ekzekutua Dani, autorët u larguan në drejtim të Fushë Krujës dhe më pas dogjën makinën e përdorur në fshatin Halil të Krujës — brenda së cilës u gjetën disa armë zjarri.
















































































































