Në vitin 1981, Instituti i Studimeve Ekonomike i Akademisë së Shkencave dhe Fakulteti i Ekonomisë publikuan një botim informues “Njohuri për Ekonominë Socialiste”, i cili të jep mundësinë që të kuptosh, ndër të tjera, edhe rolin dhe qëllimin që kishte kredia në sistemin e ekonomisë së centralizuar shqiptare. Kredia përbënte një hallkë të rëndësishme të sistemit financiar në socializëm. Ajo ishte dy llojesh: kredi shtetërore dhe kredi bankare.
Kredia shtetërore ishte një formë e veçantë e organizimit të marrëdhënieve financiare, që lidhej me grumbullimin nga shteti të parave të lira të popullsisë mbi baza vullnetare, me kusht kthimin e një pagese të vogël në formë interesi. Në këtë marrëdhënie, shteti ishte huamarrësi, ndërsa popullsia ishte huadhënësi. Burimet e financimit të shtetit ishin në formën e huave të brendshme shtetërore dhe në formën e depozitave të kursimit.
Ndiq Dokumentarin e Plotë
Marrë nga ScanTv
















































































































