Pas më shumë se 4 muaj proces dhe kontroll, komisioni i posaçëm i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka propozuar hetuesin Joni Keta për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit për 5 vitet e ardhshme.
Ky proces i kryer hap pas hapi nën monitorimine e ndërkombëtarëve u finalizuar pas kontrollit të 7 garuesve. Mes tyre 4 efektivëve të policisë 2 hetuesve të bkh-së dhe një prokurori.
Tani është këshilli i lartë i prokurorisë që pritet të emërojë Ketën në mbledhjen e datës 9 dhjetor 2025. Më 11 dhjetor KLP do të dëgjoj dhe vendos mes katër garuesve për kruen e SPAK. Duke përmbyllur një proces të rëndësishëm në BKH dhe SPAK.
7 Garuesit për kreun e BKH-së
- Andi Pogaçe
- Artur Beu
- Elton Kërluku
- Gentian Ndoi
- Gentjan Shehaj
- Gledis Nano
- Joni Keta
Komisioni i Përzgjedhjes përcakton kandidatin për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit
Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.

Kush është Joni KETA?
Lexo më shumë


















































































































Comments 2