Mondi Mëhalla është viktima e atentatit të ndodhur para pak në Elbasan. Policia po heton ngjarjen ndërsa ende nuk dihet motivi dhe autorët e ngjarjes. Në atentat mendohet se kanë marrë pjesë 2 persona. Ai është vrarë në automjetin e tij Range Rover, sapo ka i cili parkuar pranë biznesit ku Mëhalla ishte pronar. 43 vjeçari është ekzekutuar me dy plumba. Viktima e këtij atentati njihet me dy emra Edmond Hyka dhe Mondi Mehalla.

Kompania e tij është Mëhalla Oil
“Administrator: Mondi MëhallaObjekti i Veprimtarisë:Import – Eksport, tregtim me pakice te gjithe games se produkteve petroliere, duke perfshire nafte, benzin, gaz LPG dhe nenproduktet e tyre. Import eksport te shitblerjeve te automjeteve te perdorura, pjese kembimi te automjeteve, servis automjetesh, vajra lubrifikante, bar-restorant, fast – food, lavazh. Transport kombetare dhe nderkombetare te mallrave te ndryshem per vete dhe per te trete.Emërtime të tjera Tregtare:MEHALLA-OILForma ligjore:Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.KViti i Themelimit:08/04/2021
Mëhalla pak muaj më parë ishte i marrë i pandehur pët mbajte pa leje të sendeve të ndaluara (përkatësisht shkop gome).
Ai banonte në Tiranë, ndërsa autorët pasi e kanë ndjekur kanë vendosur ta vrasin në Elbasan pranë biznesit.
Pak muaj më parë Mëhalla kishte krijuar edhe kompaninë El Taxi,.mjeti ku u gjet i vrarë.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


















































































































Comments 1