Bizneset në sektorin e ndërtimit që I paguajnë punonjësit më pak se paga indikative, e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do t’u nënshtrohen një kontrolli më të thelluar tatimor, në kuadër të luftimit të informalitetit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dalë me një njoftim zyrtar ku informon të gjithë tatimpaguesit e sektorit të ndërtimit, se në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore do të analizojë pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesa.
Gjithashtu, nën lupë do të jenë edhe subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pagës.
Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahaues pagat indicative të profesioneve në sektorin e ndërtimit.

Në listën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve, jepen pagat indikative për profesione si administrator/menaxher, arkitekt, inxhinier, elektricist, murator, suvatues, shtrues pllakash, sanitar, shofer kamioni, operator vinçi e të tjerë. Paga më e ulët është 60,000 lekë për sanitarin dhe varion deri në 85,000 lekë për bojaxhiun/magazinierin, 95,000 lekë për elektricistin/hidraulikun, 90,000 lekë për muratorin/suvatuesin/shtruesin e pllakave, 100,000 lekë për teknikun e ndërtimit/shoferin e kamionit, 115,000 lekë për inxhinierin, 140,000 lekë për administratorin/drejtorin/menaxherin, deri në 160,000 lekë për operatorin e vinçit.
Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, do të konsiderohet me risk dhe do të bëhet objekt i verifikimeve të thelluara.
Pra, nëse një murator paguhet më pak se 90.000 lekë në muaj nga një biznes që ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, ky biznes ka risk më të lartë për penalitete.
Marrë nga SCANTV
Nr Emertimi I profesioni Paga indikative ne Sektorin e ndertimit *
1 Administrator/Drejtor /Manaxher 140,000
2 Agjent pasurie të patundshme 124,000
3 Arkitekt 120,000
4 Bojaxhi (konstruksione , ndertesa) 85,000
5 Drejtues buldozeri 110,000
6 Drejtues ekskavatori 110,000
7 Drejtues fadrome/fadromist 110,000
8 Drejtues të makinave të betonit 110,000
9 Drejtues të makinave të rënda 110,000
10 Elektricist 95,000
11 Gjeometër 95,000
12 Gjeoteknik 95,000
13 Hekurkthyes 90,000
14 Hidraulik 95,000
15 Instalues 80,000
16 Instalues të paneleve diellore 90,000
17 Inxhinier 115,000
18 Inxhinier sigurimi teknik 150,000
19 Karpentier 90,000
20 Magazinier 85,000
21 Montues 90,000
22 Montues vetratash 90,000
23 Murator 90,000
24 Operator/ Vinci 160,000
25 Punëtor duro-alumini 80,000
26 Punëtor /Llaci /Mirmbajtje/Ndihmes 80,000
27 Saldator 95,000
28 Sanitar 60,000
29 Shofer kamioni 100,000
30 Specialist 95,000
31 Suvatues 90,000
32 Teknik ndërtimi 100,000
33 Teknik projektimi 100,000
34 Teknik tendash 100,000
35 Topograf 120,000
36 Riparues 80,000
37 Shtrues pllakash 90,000
38 Projektues 120,000
39 Mbështetës në ndërtim 80,000
- Cdo deklarim nen pagen indikateve, e kategorizon tatimpaguesin deklarues si subjekt me risk

















































































































