Me votë unanime, 11 pro dhe asnjë kundër, Joni Keta, hetues 37-vjeçar, është emëruar të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit për pesë vitet e ardhshme.
Keta është drejtuesi i dytë pas Aida Hajnajt, e cila drejtoi këtë institucion për pesë vitet e para.

Votimi i Ketës u ndoq nga pranë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ata të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe zyrës së BE-së.
Më datë 11, KLP pritet të emërojë edhe kreun e ri të SPAK, në një garë mes Adnan Xholit, Dolorez Musabelliu, Klodian Braho dhe Elvin Gogaj. Emri i Ketës u propozua për emërim nga komisioni i posaçëm i SPAK, mes tyre Arben Kraja, Altin Dumani dhe Behar Dibra.
Edhe pse ndasitë në qeverisjen e prokurorëve ishin të mëdha për emërimin e kreut të BKH-së, emri i tij arriti të kalojë me një votë unanime, 11 me 0.


































































































