Administrata Trump hap qendër të re për forcimin e kontrollit të emigracionit
Administrata e Presidentit Donald Trump ka njoftuar nisjen e një qendre të re federale me misionin për të forcuar proceset e verifikimit të emigracionit dhe për të rritur kapacitetin e institucioneve amerikane në identifikimin dhe ndalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike.
Sipas njoftimit zyrtar, qendra e re do të fokusohet në zbulimin e terroristëve të mundshëm, personave me precedentë kriminalë dhe individëve të tjerë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara.
Iniciativa e emërtuar Vetting synon të përmirësojë bashkëpunimin midis agjencive të sigurisë dhe atyre të emigracionit, si dhe të sjellë një qasje më të integruar ndaj kontrollit dhe verifikimit të aplikantëve për hyrje në vend.
Njoftimi për nisjen e këtij procesi nga shtëpia e bardhë është bërë në rrjetin social zyrtar i titulluar Vetting.
















































































































