Me anë të një postimi Ironik për 1 Prill, gazetari Lutfi Dervishi shkruan në facebook se zyrtarët që kthejnë lekët e vjedhura do të amnistohen nga Spak (Prokuroria e Posaçme)
Amnisti penale për ata që kthejne lekët
Qeveria  në  bashkerendim me SPAK dhe me rekomandim të ndërkombëtare ka  vendosur të  amnistoje zyrtaret e lartë  që kanë grabitur fondet publike nëse ata kthejnë paratë brenda 3 muajsh.
-Te gjithe ata që  kane vjedhur do t’i rikthejne parate vullnetarisht në  arken e shtetit.
Në të kundërtën
SPAK nuk do t’i akuzoje zyrtaret e larte, si deri më tani,  me akuzen “shpërdorim detyre” sepse me këtë akuze nuk bën dot hetim pasuror. Ketej e tutje akuza do të jetë për korrupsion!
TIRANE më 1 prill 2024





                                








			


































































































