SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet për çësthjen Partizani, teksa të mërkurën zyrtarisht pritet të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.
Mësohet se Berisha do të paraqitet në SPAK të mërkurën e 11 shtatorit.
Nën arrest shtëpie si Berisha është edhe Jamarbër Malltezi.
Vetë Berisha dhe partia demokratike e kanë cilësuar këtë një proçes të montuar politikisht. Po të mërkurën pritet që PD dhe simpatizantët e Berishës të mbajnë një tubim para selisë së Spak.