“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerrm” u kualifikua për në finalen e kompeticionit muzikor “Eurovision 2025”, në natën e parë gjysmëfinale, e cila u mbaj mbrëmjen e djeshme në Bazel të Zvicrës.
Performanca elektrizuese e artistëve përfaqësues të Shqipërisë , “Shkodra Elektronike”, ndezi skenën e Eurovision duke dhuruar emocione të forta si gjatë performancës, gjithashtu edhe gjatë momenteve të kualifikimit për në finale.
Përmes tingujve të këngës, interpretimit të Beatriçes dhe Kolës dhe dominimit të ngjyrave kuq e zi, kjo perfomancë padyshim do të mbetet gjatë në kujtesë.
Nata finale e Eurovision do të zhvillohet më 17 Maj në Bazel të Zvicrës, vendi mikpritës në këtë edicion.