Votat preferenciale kanë nxitur betejën mes kandidatëve brenda partive ku ata aderojnë.
Disa kandidatë për deputetë kanë paraqitur ankesa pranë KQZ-së duke kërkuar pamjet filmike të numërimit të votave të tyre preferenciale. Ata pretendojnë se votat e tyre janë lexuar gabim.
Kështu, Blerina Gjylameti nga PS ka shprehur ankesa. Ajo kandidon në Tiranë dhe ka mbledhur 6053 vota deri tani, duke humbur mandatin me shumë pak diferencë ndaj koleges së saj Olta Xhaçka, e cila ka marrë 6156 vota.
Nga PS gjithashtu ka bërë kërkesë në KQZ Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia, Frrok Gjini në Shkodër etj.
Nga Partia Demokratike, në Tiranë ka bërë ankesë Ilir Alimehmeti, i cili ishte në garë me kolegen e tij Jorida Tabaku për mandatin e deputetit. Alimehmeti 17988 vota, ndërsa Tabaku 20395 vota. Nga PD gjithashtu kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ edhe Aulon Kalaja.
