Policia Bashkiake e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren për lirimin dhe mbrojtjen e hapësirave publike, në funksion të garantimit të rendit urban dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët.
Shërbimet e Policisë Bashkiake janë të angazhuara çdo ditë në monitorimin e territorit, nga zona qendrore deri në periferi, duke ndërhyrë në raste të zaptimeve të paligjshme të hapësirave dhe vendparkimeve publike, të kryera me mjete rrethanore , me karrige, tavolina apo objekte të tjera.
Ky aksion zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me strukturat përkatëse të Bashkisë Tiranë dhe punonjësit e njësive administrative, me qëllim rikthimin e hapësirave të përbashkëta në shërbim të komunitetit.




Fotot e një trotuari të zaptuar në zonën e “astir” dhe liruar pas ndërhyrjes së Policisë Bashkiake dhe Rendit
Krahas lirimit të hapësirave, janë konstatuar edhe raste flagrante të shkeljeve, për të cilat janë marrë masa administrative ndaj kundravajtësve që nuk respektojnë rregullat e bashkëjetesës urbane.
Policia Bashkiake falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në raportimin e parregullsive, përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit.
Aksioni për kontrollin dhe lirimin e hapësirave publike do të vijojë në ditët në vijim, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt, më të rregullt dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët e Tiranës.




Foto nga aksioni për Lirimin e Hapsirave Publike