Pas Giro d’italia rrugët e vendit dontë bllokohen sërish për katër ditë me rradhë. Duke nisur nga data 26 deri më 30 maj dhe akset përfshijnë autostrada, rrugë qyteti dhe unaza. Njoftimi është bërë nga policia në kuadër të aktivitetit të çiklizmit vendas.
Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, në datat dhe oraret si më poshtë:
ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025
Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30 Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20 Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45 Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10 Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45 Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15 Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30 Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30 Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.
ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025.
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15 Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45 Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00 Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.
ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025
Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10 Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30 Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50 Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.
ETAPA E KATËRT/Datë 29.05.2025
Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25 Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.ETAPA
E PESTË/Datë 30.05.2025.
Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15 Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00 Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00 Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.