Pas Policisë së Shtetit kontoll ndaj territorit dhe parkimeve abuzive ka nisur edhe Policia Bashkiake.
Në një apel drejtuar shoferëve Policia Bashkiake bën thirrje për respektimin e rregullave.
WebLajm.com mëson se ky karroatrec do heq makinat që zenë vendet e rezidentëve, korsitë e autobuzit, biçikletave dhe trotuaret. Kosto për marrjen e makinës së parkuar gabim shkon afro 100 euro apo 10 mijë lekë.
Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe lirimit të hapësirave publike, Policia Bashkiake e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e parkimeve të paligjshme që pengojnë qarkullimin e qytetarëve dhe mjeteve të transportit publik.🚨Gjatë kontrolleve të fundit janë spostuar automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që kishin zënë vendqendrimet e autobuzave, korsitë e biçikletave dhe kalimet e këmbësorëve. Për secilin rast janë marrë masa administrative sipas rregulloreve në fuqi.🚔Policia Bashkiake vijon monitorimin në të gjitha zonat e qytetit, me fokus respektimin e hapësirave publike dhe të drejtës së qytetarëve për lëvizje të lirë e të sigurt.❗️Apelojmë qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parkimet në hapësira të ndaluara. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me ligjin.