Gazment Bardhi i është ankuar zyrtarisht Presidentit Bajram Begaj, duke pretenduar se këshilltari i tij, z. Rusmali, po ndikon në zgjedhje përmes vendimeve që merr si anëtar i KAS-it.


Disa “FactCheck”
- Z. Rusmali ka qenë dikur ministër i Drejtësisë në një qeveri të Partisë Demokratike.
- Ai është paguar nga KQZ/KAS për të paktën 4-5 vite, përpara se të punësohej në Presidencë.
- Një vendim i vitit 2021 e dokumenton qartë përfshirjen e tij në KAS si anëtar vendimarrës.

A ka mëkate Presidenca?
Me shumë mundësi, po – si çdo institucion pjesë e kësaj shoqërie dhe politike. Por nuk është Presidenti Begaj ai që e ka futur z. Rusmali në KAS. Ai ka qenë aty prej vitit 2021, shumë përpara se të bëhej këshilltar presidencial.
Z. Begaj nuk e ka emëruar Rusmalin në KAS. Ai e ka marrë si këshilltar në Presidencë diku në vitin 2023 – jo më 11 maj 2025, as pardje, as dje as sot.
Sa për vlerësimin personal për z. Rusmali:
Nuk kam ndonjë simpati të veçantë, ndoshta nga mungesa e njohjes apo për shkak se është një prej atyre njerëzve që kalojnë gjithë jetën duke shërbyer nëpër zyra e jo vetëm një zyrë shtetërore – a thua se shteti dhe ai apo të ngjashmit si ai sbëjnë dot pa njëri tjetrin tërë jetën.
Pra.z.Bardhi, në këtë rast, nuk është Presidenti ai që duhet fajësuar.
Tani votimi i KAS TREGOI SE SIPAS LIGJIT dhe KODIT ZGJEDHORË TË DREJTËN E ANKIMIT E KANË SUBJEKTET DHE KANDIATËT E PAVARUR.
GAZO, SI VALLË JU VOTUAT NJËSOJ SI KËSHILLTARI i z.Begaj? duke rrëzuar ankimet e 4 kolegëve tuaj në PD❗️e ka fajin z.Begaj edhe tani?