Prej muajsh, në fjalorin e replikës politike dhe etiketimin e medias në varësi editoriale (jo përkrahëse të opozitës), Flamur Noka (Muli) ka futur termin VK.
VK, në zhargonin e rrugës, meshkujt shqiptarë, por në kohët e “civilizimit rrumpall”, edhe femrat e përdorin për “Vari Hallatet”.
MCN TV ka hyrë në treg me programin thuajse më pikant: “Vështrim Kritik” – transmetim me satirë dhe fakte.
Fundja, ky është roli i medias: VK – Vështrim Kritik.
Ndalur tek VK, sipas Mulit, është “Vari Karlon”.
Muli, ish-ministri i Brendshëm që unë e kam njohur në PD. Kemi bërë edhe protesta bashkë, kemi ndarë terrenin për ditë, javë e muaj – edhe kur unë isha staf i Report TV, pra i “Vari Karlon”.
Mulo, ja, i Vare Karlon e cila sqënka më batutë por Epitet.
Po A2CNN s’është i Carlos. As Euronews, jo e jo. Kanë emër: Bashkim Ulaj dhe Teo Çami.
S’po të them pse s’i përmend, se prapë ata janë biznesmenë e biznes bëjnë. Por mos ndoshta diku gjetkë qëndron raporti media–opozitë?
O mbani një qëndrim unik me median o s’kanë vlerë etiketimet fyese e bullizuese.
Nëse linja editoriale e një media s’është pro opozitës apo sipas vlerësimit tuaj s’është objektive, ka plot zgjidhje e zgjedhje! Ama një armatë gazetarësh, reporterësh, punonjës mediash s’mund të etiketohen si VK.
E kujton jo shumë kohë më parë se si, pas çdo pyetje të Syrit, përgjigja ishte: “Të fala Çimit”.
Apo edhe TV Klan, kur Rama ishte në opozitë: “Të fala Sandrit”.
Ja kështu është – rrotullohet.
Apo se si kolegia reportere Ambrozia e Syrit edhe është bullizuar, apo është përjashtuar me heqje të drejtës pyetjeje.
Është një VK e gjitha, por ndryshe nga ti që e lidh me Carlon.
Kritika nuk është asnjëherë e dëmshme. Mungesa e objektivitetit është në dorën tuaj ta vlerësoni. Por këtu, tek VK, së paku ndiq doktorin – raportin me median, sado me ulje, ngritje, përplasje dhe dallgë, ai asnjëherë s’e ka çuar në nivelin “Vari Hallatet”.