WebLajm.com sjell për herë të parë fotot e operacionit i cili në vitin 2022-2023 alarmoi autoritetet Finlandeze. Ky është një nga 4 rastet e goditura në Finlandë ndërsa hetimet janë kryer edhe me Spak dhe kordinimin e oficerëve të kontaktit, BKH-së dhe Polcisë së Shtetit.
Ata kapën sasinë rekord të amfetaminës dhe kokainës nga grupi i kamionave me shofer polak.









Këta janë shqiptarët e arrestuar nga 55 masa sigurie në total.
Dorjan Luzaj
Geraldo Seferaj
Elton Myftari
Elton Tavani
Erind Teneqexhiu alias Agalliu
Kela Qevani
Ledion Hoxha
Besnik Sparta
Altin Musta
Operacioni policor i koduar “PIETARI”.Operacioni, i përbashkët me autoritetet finlandeze.Gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë, u angazhuan rreth 110 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.Nga 11 masa sigurie, Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, kanë ekzekutuar 9 masa sigurie dhe vijon puna për kapjen e 1 shtetasi, ndërsa 1 shtetas, nga informacionet e siguruara, nuk ndodhet në Shqipëri, dhe po bashkëpunohet me auritetet partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.Gjithashtu, janë sekuestruar prova të rëndësishme për vijimin e hetimeve paraprake dhe hetimit pasuror.

Ky është një nga informacuonet e përcjella strukturave shqiptare të cilat nisën verifikimet në terren. Fillimisht u identifikuan polakët e më pas bosët shqiptarê.