Paratë e qytetarëve europianë në Shqipëri shpesh vidhen, abuzohen dhe ditën për diell me to bëhet sikur gjithçka është në rregull❗️
Skandalet nuk kanë munguar, nga fondet e IPARD në bujqësi e deri te projektet e ambasadave, etj., etj.
Këtë herë është prezenca e OSBE-së ajo që, me lloj-lloj temash mediokre, bën sikur trajnon: nga gazetarë kolltukofagë, ata të tastierave e zyrave, për kërcënime të supozuara nga krimi, por që në fakt shkruajnë për showbizz-in, e deri te postimi i fundit – ai i agjentëve të policisë që duhet të përballen në terren me shkeljet ligjore.
Radha e mediokritetit ka qenë e 15 oficerëve të AMP-së, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ata janë trajnuar me eprorin e tyre në krye, Florian Sulejmani, dhe një personazh të vetëshpallur si analist kriminalist – gjithçka ditës të kaluar në studio dhe kolltuqe të emisioneve të mbrëmjes.
Personazh i cili, me figurat e tij letrare groteske dhe shpesh të fantazuara, flet për SPAK-un, për drone që “zbulokan” para, apo për skena krimi fantashkencore.
Ky “ekspert krimi” ka habitur e shtangur, jo vetëm policët në vendngjarje, por edhe prokurorët e dosjeve, hetues dhe gjyqtarë faktesh. I ka habitur me të pavërtetat që shpërndan nga studiot, si “ekspert”.
Ama kaq i mjafton dhe i del OSBE-së që të trajnojë oficerët me personazhe të “fantazisë kriminale” dhe të paguajë dieta e fatura me paratë e taksapaguesve europianë.
Ndoshta edhe OSBE e di që ky trajnim s’ka asnjë lidhje me agjentët – aq sa nuk përmend as emrat e trajnerëve apo trajnuesve në postimin e saj.


Por ndoshta e ka publikuar vetëm për të justifikuar faturat.
Postimi Osce
Zhvilluam sot një trajnim për 15 punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, fokusuar tek etika, të drejtat e njeriut, korrupsioni dhe praktikat procedurale e hetimore në punën e Agjencisë.Ky është viti i tretë që Prezenca e OSBE-së organizon trajnime të tilla me qëllim aftësimin e mëtejshëm profesional të punonjësve të Agjencisë, në përmbushje të misionit të saj.
***Today we conducted a training for 15 staff members of the Police Oversight Agency, focused on ethics, human rights, corruption and procedural and investigative practices relevant to the Agency’s work.This marks the third consecutive year that the OSCE Presence organizes such training sessions, aiming to further enhance the professional capacities of the Agency’s staff in fulfilling their mission.________________Policia e ShtetitAgjencia e Mbikeqyrjes PolicoreMinistria e Brendshme
Pra pa pa emra trajnerësh, pa Cv e tyre hetimore kriminalistike në luftën ndaj korrupsionit apo etikën e fakteve, etj etj❗️
Ky trajnim, me “fantazinë” e studiove, bëhet edhe më skandaloz kur prezantohet nga Ministria e Brendshme si “arritje”.
