Edhe pse ende nuk ka një projekt konkret, Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur procedurat për rijetëzimin e tre stadiumeve të tjera në vend.
WebLajm.com mëson se, pas modelit të suksesshëm të ish-“Qemal Stafës”, sot “Arena Kombëtare”, pritet që një ndërhyrje totale t’i nënshtrohen edhe tre stadiume të tjera ku nuk përjashtohet mundësia e kullave.

Mes tyre, “Niko Dovana” në Durrës, “Flamurtari” në Vlorë dhe “Skënderbeu” në Korçë.
Korporata e Investimeve Shqiptare ka shpallur procedurat konkurruese publike për përzgjedhjen e partnerëve privatë që do të zhvillojnë projektet e investimit për rijetëzimet e stadiumeve në Korçë, Vlorë dhe Durrës.
