194 mijë euro janë sekuestruar nga krimi ekonomk dhe policia e rinasit me dyshimet e një aktiviteti kriminal të pastrimit të parave e jo vetëm.
WebLajm.com mëson se i arrestuar është Valerie Yusupov i cili prej disa kohësh ka hyrja dalje në shqipëri.
Paratë e sekuestruara prerje nga 500 euro të nxjerra jashtë prodhimit nga banka europiane dhe deri tek 200 e 100 euroëshe, sipas hetuesve janë para jashtë sistemit bankar.
Aktualisht hetursit po verifikojnë dhe kontaktet e Izraelitit në shqipëri dhe vendet ku ai ka qëndruar.

PKK Rinas
Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.Tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me 194.000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 45-vjeçari izraelit.Sekuestrohet shuma e parave.Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.