Anëtarët e këtij grupi kriminal shpërndanin dhe shisnin drogë në lokalet më të famshme të zonës së ish-Bllokut. Në pranga kanë rënë banakierë dhe kamarierë të këtyre lokaleve pasi ishin të përfshirë në këtë aktivitet. Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës. Jo vetëm në ish-Bllok, por droga shitej edhe në zonat e tjera të Tiranës sin ë Selitë, Shkolla e Bashkuar etj. Dy vëllezërit e arrestuar, Durim Gurzi, Artur Gurzi, pasi vëllai i tretë është ende në kërkim, janë personat që siguronin kokainën dhe më pas e shpërndanin tek personat e tjerë të grupit. Si pjesë e hetimeve përgjimet dhe vëzhgimet në terren kanë zbuluar se ky grup ofronte drogë edhe me klering pra pa pages cash pasi klientët rekrutonin blerës apo ofronin shërbime të ndryshme.


Durim Gurzi, Artur Gurzi
25 të arrestuar në fazën e parë
1. Arnold Hida
2. Durim Gurzi
3. Artur Gurzi
4. Elvis Sejdo
5. Julian Bushati
6. Adnan Hida
7. Sabian Jashari
8. Mario Avdiaj
9. Geraldo Kovaçi
10. Albert Shushku
11. Emrah Mustafaj
12. Xhoana Rustemi (Hasani)
13. Vladimir Qerimi
14. Myzafer Xhanari
15. Albi Shehu
16. Ledio Dervishi
17. Juljan Rabushja
18. Elisard Rrustaj
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka
21. Kevin Troplini
22. Samuel Demiri
23. Ardit Dervishi
24. Faik Kurti
25. Ledin Kazanxhi
Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.
Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas).
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.
Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.
Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:
-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;
-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme