Me dhjetra motorra me marmita të modofikuara që janë kthyer në shqetësim për banorët e kryeqytetir janë bllokuar në një aksion të rrugores. Ndëraa Policia Rrugore e Tiranës i ka gjurmuar këto mjete dume bërë gara shpejtësia të palejuara në rrugë.
🚓 Policia Rrugore e Tiranës
Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, gjenerojnë zhurma të larta dhe cënojnë qetësinë publike.
🔍 Gjatë kontrolleve në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që shkelin normat e sjelljes në trafik, apo që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, dhe shqetësojnë qytetarët në përditshmëri. Konkretisht:
🛵 23 motomjete të bllokuara
🚗 12 automjete të bllokuara
💸 Masa administrative deri/mbi 1 milion lekë.
🚨 Policia Rrugore siguron qytetarët se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon jetën, shëndetin dhe qetësinë e komunitetit, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke garantuar një reagim të menjëhershëm dhe profesional.