Laert Haxhiu person që poo hetohet nga SPAK për grup kriminal e një seri vrasjesh është kapur me celular në qeli, ndërsa kaneë nisur hetimet për policët dhee drejtuesit e Burgut të Sigurisë së Lartë në Korçë.
Drenovë – Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zbuluar një celular në qelinë e Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”. Celulari është sekuestruar menjëherë dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar kontaktet me të cilat ai fliste.
Burime nga burgu bëjnë me dije se kanë nisur hetime të brendshme për të identifikuar mënyrën se si është futur pajisja në qeli dhe nëse ndonjë prej punonjësve të sigurisë ka bashkëpunuar në këtë shkelje të rëndë.
Laert Haxhiu është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, i ekstraduar pak kohë më parë nga Greqia.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e vitit 2017, e njohur si “Masakra e Lushnjes”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha.
Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe pronari i lokalit dhe një kalimtar i rastësishëm.
Përveç këtij dënimi, Haxhiu po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për të paktën 17 ngjarje të tjera kriminale, që përfshijnë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.
Zbardhja e aktivitetit të grupit të tij kriminal u bë e mundur përmes bashkëpunimit me drejtësinë të Artan Tafanit, një prej anëtarëve të bandës.