Shiten në terg me çmime të kripura si produkte origjinale, por në realitet janë të falsifikuara dhe pa të drejtë marke e logo. Pre e falsifikimit ka rënë edhe bluza e ekipit kombëtar të futbollit ajo Kuq e Zi. Sasia e konsiderueshme në mijëra bluza, kostume e fanella është kapur në pikën doganore Morinë.
Një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara si të falsifikuara është sekuestruar nga autoritetet doganore në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të luftës kundër produkteve që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Gjatë kontrollit të ushtruar më 22 qershor, doganierët bllokuan:
- 1974 kostume sportive me markën “Macron” dhe mbishkrimin “FSHF”,
- 1411 bluza sportive “Macron” me mbishkrimin “FSHF”,
- 370 kostume sportive me logon “Adidas” dhe mbishkrimin “Real Madrid”,
- 294 kostume sportive “Nike” me mbishkrimin “Barcelona”,
- 11,000 etiketa të markës “Lacoste”,
- 9,000 etiketa të markës “Polo”.
