Gara për kreun e ri të BKH: 7 kandidatë kalojnë në fazën e testit fizik më 11 korrik
Pas përfundimit të dy fazave të para të përzgjedhjes për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku aplikuan gjithsej 13 kandidatë, vetëm 7 prej tyre arritën të kalojnë në fazën e dytë. Kandidatë do të vijojnë garën në fazën e tretë, atë të testimit fizik.
Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që testimi fizik të zhvillohet më 11 korrik 2025. Ky proces do të mbahet në ambientet e repartit special RENEA dhe do të mbikëqyret nga një prokuror i SPAK, si dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
Testi fizik do të përfshijë disa ushtrime, si:
- Vrapim
- Pompa
- Ushtrime të tjera fizike të qëndrueshmërisë dhe forcës
Kjo fazë konsiderohet vendimtare në garën për drejtimin e BKH-së, pasi aktualja Aida Hajnaj përfundon mandatin e saj 5-vjeçar më 31 gusht 2025.
Kandidatët që do të marrin pjesë në testimin fizik janë:
- Andi Pogaçe
- Artur Beu
- Elton Kërluku
- Gentian Ndoi
- Gentjan Shehaj
- Gledis Nano
- Joni Keta