Me vendim të gjykatë së Fierit ish deputeti Ervin Salianji nga sot është i lirë. Me argumentin se kreu 2/3 e dënimit prej 1 vit dhënë nga apeli, Salianji fitoi lirinë me kusht.
Pas daljes nga burgu para mediave ai paralajmëroi se në ora 17:00 do të mbaj një konfetencë për mediat nga selia e PD-së.
Ervin Salianji u dënua për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.