Mjalti shqiptar “kërcënohet” nga kushtet klimatike – Malutaj: Fermerët shtojnë kosheret, prodhimi vendnumëro
Me nxitjen nga subvencionet e skemës kombëtare të bujqësisë, numri i kosherëve në vend po rritet, por prodhimi mbetet në nivele të ulëta.
Aktori kryesor ndikues janë kushtet klimatike, të cilat po e vendosin gjithnjë e më shumë në rrezik këtë sektor.
Ndryshe nga performanca e dobët e blegtorisë, ku sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave numri i krerëve po bie vit pas viti, fermerët po përqafojnë gjithnjë e më shumë implementimin e kosherëve në vend.

Sipas INSTAT, rendimenti mesatar i mjaltit për koshere ka rënë ndjeshëm në vitin 2024, duke zbritur në 10 kilogramë për koshere, nga rreth 11 kg vitin e kaluar – niveli më i ulët i regjistruar në të paktën 15 vitet e fundit.
Marrë nga SCANTV