Rama vijon turin me pushtetin lokal, kritika dhe masa nga jugu në prag të takimit në Tiranë
Vlorë, Durrës, Fier, Elbaaam dhe Tiranë – Kryeministri Rama i prerë ndaj bashkive për performancën e dobët
Kryeministri Edi Rama po bijon një seri takimesh intensive me përfaqësuesit e pushtetit vendor, duke nisur nga bashkitë e Fierit, Durrësit dhe Vlorës, Elbasnait dhe Tiranës ku ka bërë vlerësime kritike për performancën e tyre dhe ka paralajmëruar masa konkrete për përmirësim të shërbimeve publike dhe menaxhimin lokal.
Në Fier, Rama ka evidentuar problematika në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe vonesat në realizimin e projekteve infrastrukturore. Në Durrës, kritikat u përqendruan në menaxhimin e mbetjeve dhe ndërtimet pa leje, ndërsa në Vlorë, Kryeministri u shpreh i pakënaqur me ritmin e zbatimit të projekteve strategjike dhe koordinimin institucional si dhe mungesën e furnizimit me ujë të qytetit.
Rama kërkoi më shumë përgjegjësi dhe efikasitet nga krerët e bashkive, duke nënvizuar se performanca e pushtetit vendor është një hallkë kyçe për suksesin e reformave të qeverisë.
Takimi i dytë në Tiranë – nesër në orën 08:30 , lista e gjatë me ata që duhet të largohen
Turit të konsultimeve i shtohet edhe një ndalesë e rëndësishme në Tiranë, ku Kryeministri do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e bashkisë dhe deputetët e qarkut. Takimi do të mbahet të hënën, më 14 korrik, në orën 08:30 të mëngjesit, në ambientet e Hotel Tirana. Ashtu si në takimet e mëparshme, do të përdoret i njëjti format: prezantime të shkurtëra nga bashkitë dhe ndërhyrje direkte nga Rama për të vënë në pah problematikat dhe për të dhënë direktiva për veprim të menjëhershëm.
Ky tur shihet si një përpjekje për të rritur llogaridhënien dhe standardin e qeverisjes vendore në prag të përgatitjeve për sezonin e ri politik dhe buxhetor. Ndërsa opozita e ka kritikuar si uzurpim të kompetencave të pushtetit lokal.