Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Sipas kryemnistrit Rama, duhet të gjykohet krijimi i një Këshilli për të zhvilluar mbledhje 3 herë në vit, nga ku të diskutohen çështjet dhe të rejat, rreth fushës së zhvillimit teknologjik si dhe inovacionit.
“Kemi të gjitha arsyet të besojmë që së bashku mund edhe të angazhohemi për produkte të dedikuara që nuk janë ekzistuese, por që mund të krijohen bashkërisht në vend se të shkojmë të paguajmë për produkte ekzistuese që vijnë nga jashtë dhe në ketë aspekt, sigurisht që nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendet, ku tendenca për tu pavarësuar nga shërbimet globale, është gjithmonë e më fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit nëpërmjet sulmeve kibernetike dhe faktikisht, unë jam shumë krenar që ne kemi bërë goxha progres në këtë aspekt. Kemi sot që flasim cloud-in tonë në shërbimet tona digjitale, pra jemi të pavarur, por jam njëkohësisht edhe i vetëdijshëm që sa shumë boshllëqe kemi sidomos në sektorin privat ku ka një mungesë të madhe jo thjeshtë informacioni, por edhe vetëdije se çfarë dëmesh mund të vijnë nga ekspozimi karshi sulmeve kibernetike.”
Nga ana tjetër, sipas ministres Delina Ibrahimaj, Shqipëria aktualish renditet si vendi i 8 në Europë dhe i 19 në botë për digjitalizimin e shërbimeve qeveritare. Por, sipas të dhenave, në Shqipëri janë mbi 3390 kompani të cilët janë të regjistruara dhe ofrojnë shërbime digjitale, ndërsa janë 20 herë më shumë tëpunësuar në sektor në 2024, duke e krahasuar me vitin 2013.
“Shqipëria para 10 vitesh nuk kishte një zhvillim, të stabilizuar në këtë sektor, dhe në fakt puna që ne kemi bërë, për ta zhvilluar sektorin, ka qenë një ndihmesë shumë e madhe. Ne kemi vizionin që qeverisja, jonë dduhet të ishte digjitale dhe kemi krijuar besoj, bashkë me ju një treg që tashmë i ka të gjitha bazat, për të qenë i qëndrueshëm. Nëpërmjet zhvillimeve digjitale, të shërbimeve qeveritare, ne kemi arritur që një pjesë të madhe të kompanive, të punojmë bashkarisht me ta, për t’i konsoliduar për t’i rritur. Kjo ka bërë, që ky bashkëpunim ta çoj Shqipërinë në një ndër vendet më të zhvilluara përsa i përket zhvillimeve digjitale.”

Sektori TIK në Shqipëri po konsolidohet si një faktor kyç në pozicionimin e vendit në zinxhirët globalë të vlerës, me kompani shqiptare që tashmë ofrojnë produkte dhe shërbime të avancuara në tregje të zhvilluara si Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marrë nga ScanTv