SPAK i komunikon akuzatkryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, gjashtë biznesmenëve dhe disa personave të tjerë të përfshirë në një skemë të dyshuar korrupsioni dhe pastrimi parash.
Nga ana tjetër SPAK i ka lënë afatderi më 24 shtator 2025 mbrojties të paraqes kundër argumentat e saj. Gjykata ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” për pesë të tjerë, mes tyre emra të njohur në ndërtim si Shkëlqim Fusha.
Ndaj Veliajt, i arrestuar më 10 shkurt, është mbajtur masa e sigurisë për shkak të dyshimeve se ka tentuar të pengojë hetimin, përfshirë kërcënime ndaj dëshmitarëve dhe agjentëve të BKH-së.
Pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat Veliajt për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Pas vendimit të Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg.