Banorët e Selitës në Mirditë dhe të disa fshatrave të Matit kanë dalë në protestë për shkatërrimin e zonës nga ndërtimi i HEC-eve. Sipas tyre pasojat janë katastrofike dhe asnjë prej kushteve në kontratë nuk janë zbatuar. Heci ka shkaktuar shkatërrim të biodiversitetit, hedhje të dherave pa kriter e qindra ha pyje të dëmtuara. Banorët thonë se në vend të bujtinave në fshatin turistik të Lufajve, shteti dhe firma e ndërtimit, ngritën beton dhe zhdukën lumin e Urakës.
Ata paralajmërojnë se do i rikthehen ligjeve të vjetra nëse institucionet përfshirë dhe SPAK nuk reagojnë. Sipas banorëve kontrata parashikonte 200 litra uji në sekond si prurje ekologjike nëpër shtrat që i ka detyrim ligjor me bashkinë dhe ministrinë e energjitikës, asnjë pikë s’kalon 12 muajt e vitit
Rehabilitim zone, mbjellje pemësh dhe rehabilitim zone nëpër gjurmën e kalimit të tubave, sot situata është sipas tyre, sikur të kishin rënë bombat atomike. Dherat janë hedhur nëpër përrenj ndërkohë që vendi ishte përcaktuar 15 km largësi vendit të digës së HEC-it.
Ka patur dëmtime të disa objekteve nga vërshimi i dherave dhe tronditjet nga punimet. Uji i pijshëm në lagjet Trangë e Epërme dhe Lufaj të poshtëm (ku banorët kanë investuar miliona dhe rezultoi që kontrata të ishte mashtrim
Shkatërrim rrugësh, ndonëse kontrata parashikon rehabilitim e mirëmbajtje. Banorët kanë lënë afat deri në shtator që firma të ulet dhe diskutojë e përmbushë kushtet e detyruara me ligj. Në të kundërt ata u zotuan tek rikthimi i ligjeve të maleve.