Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka depozituar një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, duke sfiduar Akti Normativ nr. 2, datë 01.08.2024, i cili ndryshon ligjin për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë.
Padia kërkon shfuqizimin e këtij akti, i miratuar më pas me ligjin nr. 94/2024 dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare më 18 tetor 2024. Sipas Sindikatës, ky akt normativ cenon të drejtat kushtetuese të mjekëve, duke i ndaluar ata që punojnë në spitalet publike të punojnë paralelisht në sektorin privat, një praktikë e zakonshme prej vitesh.
Çfarë Parashikon Akti Normativ i Paditur?
Ky akt ka ndryshuar dhe shtuar disa dispozita në ligjin bazë nr. 123/2014, duke forcuar regjimin e punës ekskluzive për mjekët në strukturat publike, veçanërisht në spitalet me autonomi të plotë financiare. Ndër ndryshimet më të diskutueshme janë:
- Neni 5 i Aktit Normativ, i cili shton nenin 8/a, pika 3 në ligjin ekzistues. Ky nen nuk lejon mjekët të kenë marrëdhënie të dyfishta pune (në publik dhe privat), duke mos parashikuar mundësinë e zgjedhjes midis një forme ekskluzive ose joekskluzive të marrëdhënies së punës.
- Mungesa e kompensimit financiar për ata që zgjedhin të qëndrojnë vetëm në sistemin publik është gjithashtu pjesë e kundërshtimit ligjor.
Sindikata argumenton se ky kufizim dëmton të drejtat e mjekëve për punësim të lirë dhe zhvillim profesional, si dhe ul mundësinë për të mbajtur specialistët në vend.
Nenet që Kundërshtohen në Kushtetuese
Në padi kërkohet shfuqizimi i plotë ose pjesor i:
- Neneve 1, 2, 3, 4 (shkronja “ç”), 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Aktit Normativ nr. 2
- Nenit 5, i cili shton nenin 8/a, pika 3 në ligjin bazë
Nëse nuk pranohet shfuqizimi i tyre, Sindikata kërkon të paktën që Gjykata Kushtetuese të deklarojë një “ometim ligjor” – pra një mangësi të qëllimshme të ligjit, për faktin që nuk u jepet mjekëve asnjë zgjidhje alternative ose kompensim për heqjen e të drejtës së praktikës private.
Subjektet e thirrura në proces:
- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
- Këshilli i Ministrave
Të dyja këto institucione janë thirrur nga Gjykata Kushtetuese për të dhënë qëndrimet e tyre në seancën publike që do të zhvillohet mbi çështjen.
Reagimi i komunitetit mjekësor
Kjo nismë ligjore ka shkaktuar pakënaqësi të gjerë te profesionistët e shëndetësisë, të cilët thonë se masa të tilla shtyjnë mjekët të largohen jashtë vendit, ndërsa sistemit publik i mungojnë kushtet dhe stimujt për të garantuar cilësi në shërbim dhe mbajtje të stafit.
Sindikata paralajmëron se, nëse kërkesa nuk pranohet, mund të ndërmerren forma të tjera proteste, përfshirë bojkotin dhe grevën.
SEANCA ZHVILLOHET ME DT.2 TETOR 2025
Kërkues:
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, seancë plenare publike.
Subjekte të Interesuara:
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave.
Objekti:
“ Shfuqizimin e aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë””, miratuar me ligjin nr. 94/2024, datë 12.09.2024 dhe publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 176, datë 18.10.2024. Në alternativë, shfuqizimin e neneve 1; 2; 3; 4, shkronja “ç”; 7; 8; 9; 10 dhe 11 të Aktit Normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe shfuqizimin e nenit 5 të Aktit Normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” që shton nenin 8/a, pika 3 në ligjin nr. 123/2024 ose në alternativë të shfuqizojë dhe deklarojë ometimin ligjor nga ana e kësaj dispozite të (i) mundësisë së mjekëve që punojnë në strukturat spitaloreme autonomi të plotë financiare të zgjedhin midis raportit të punës ekskluziv (me kohë të plotë) ose joekskluziv (me kohë të pjesshme); si dhe (ii) trajtimin me pagesë suplementare për mjekët që zgjedhin raport pune ekskluziv me strukturën spitalore publike”.
Data e seancës:
2025-10-02
Ora:
10:00:00