Presidenti i Balfin Grup, Samir Mane ka prezantuar investimin më të fundit. Gjithçka lidhet me kalimin 100 % si aset i Balfin të një hoteli ndërtuar 153 vite më parë si ikonë e luksit Vjenez.
Ky investim tregon për strategjinë e Grupit për të zgjeruar portofolin e tij ndërkombëtar në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme dhe rithekson lidhjen e fortë me Austrinë.
Me një sipërfaqe toke prej 8,104 m², godina ofron rreth 16,000 m² sipërfaqe bruto ndërtimi, e shpërndarë në një bodrum, katin përdhe dhe pesë kate mbi tokë. Aktualisht e papërdorur, prona do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë për të përmbushur kërkesat bashkëkohore të tregut dhe funksionalitetin e ardhshëm.

Grupi BALFIN po vlerëson aktualisht disa skenarë zhvillimi, me fokus kryesor në përdorime që lidhen me mikpritjen, siç janë akomodimi për studentë, hotel apo apartamente me shërbim.
