Mbyllen hetimet për dosjen “Meta” – Nis njohja me aktet për të pandehurit, avokati i Metës kërkon shtyrje
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për të ashtuquajturën dosja “Meta”, ku janë hetuar disa persona nën akuzën për pastrim parash. Ditët e fundit ka nisur edhe faza e njoftimit të të pandehurve me përfundimet e hetimit.
Mesditën e djeshme u paraqit në ambientet e SPAK Ema Çokaj, e hetuar për pastrim parash, ndërsa pritet të paraqiten gjithashtu Monika Kryemadhi dhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit ka mbërritur tashmë në SPAK, ndërsa për Monika Kryemadhin, paraqitja është parashikuar për ditën e mërkurë.
Gjithashtu, ju komunikua mbyllja e hetimeve edhe Pirro Xhixhos, i cili, ashtu si Ema Çoku, është njoftuar zyrtarisht për përfundimin e hetimeve që ditën e djeshme.
Për ish-presidentin Ilir Meta ende nuk ka një datë zyrtare kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Sipas burimeve, SPAK kishte planifikuar ta thërriste sot për ta njoftuar me aktet, por avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka kërkuar disa ditë kohë për shkak se ndodhet me pushime. Ai ka deklaruar se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria.
Dosja “Meta” është një nga hetimet më të bujshme të SPAK, që lidhet me akuzat për pastrim parash dhe burime të dyshimta financiare që kanë përfshirë ish-zyrtarë të lartë politikë dhe persona të lidhur me ta.
Në hetimin e kësaj çështje prokurorët Sotie Kllapi dhe Arben Kraja përfshin lobimim më USA nga partia LSI, pasurinë dhe blerjet me kartën e biznesmenit Adrian Shatku.