Pas skandalit të dosjes “Bankers” ku prokuroria ka nxjerrë urdhër arreste dhe nisur hetim për avazion dhe falsifikime. Punëtorët e sektorit të hidrokarbureve njoftojnë se do të protestojnë para zyrave të kompanisë. Teksa më 1 Maj drejtuesit aktual të Bankers tashmë në hetim dhr të arrestuar, arritën ta bllokojnë protestëtn. Mbetet për tu parë nëse media do e raportoj apo do zgjedhë të hesht. Sipas përgjimeve në dosjen e prokurorisë drejtuesit e bankers rezultojnë se kujdesen të paguajnë miliona e qindra mijëra euro median, vetëm e vetëm të mos transmetohej protesta e punëtorëve.
Pjesë nga Dosja e Prokurorisë
Nga përmbajtja e bashkëbisedimit të tij më datë 29.04.2025 me shtetasen Laura Dashi (poseduese e numrit celular 0692030715) reflektohet ky shqetësim dhe, bën çdo përpjekje për të penguar publikimin e lajmit. Nga këqyrja rezulton se, më datë 01.05.2025 punëtorët e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” kanë protestuar për kushtet e vështira të punës së tyre, protestë e cila është adresuar kundër drejtuesve të shoqërisë. Nga ana tjetër, administratori i shoqërisë personi nën hetim Hongping Xiao ka bërë përpjekje që kjo protestë të mos pasqyrohet nga mediat kryesore në vendin tone, e biseda e zhvilluar më datë 29.04.2025, tregon pikërisht këtë qëllim.
Punonjësit e sektorit të hidrokarbureve njoftojnë tubime proteste për më 5 dhe 6 Shtator
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka njoftuar organizimin e dy tubimeve proteste më 5 dhe 6 Shtator, nga ora 12:00 deri në 13:00, përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum në Marinëz. Këto protesta synojnë të vënë në dukje kërkesat e kahershme të punonjësve, që lidhen me të drejtat e tyre në punë, rritjen e pagave, zbatimin e kontratës kolektive, përmirësimin e kushteve të punës si dhe njohjen e statusit të naftëtarit.
Ky reagim vjen si vazhdim i tubimit të zhvilluar më 1 Maj, i cili, sipas sindikatës, është tentuar të fshihet nga opinioni publik përmes ndërhyrjes së kompanisë në mediat kryesore, një veprim që përflitet se është zbuluar nga hetimet e prokurorisë. Sindikata fton të gjithë anëtarët dhe punonjësit të marrin pjesë masivisht, duke theksuar se vetëm përmes unitetit mund të arrihen të drejtat e mohuara.
📢 Njoftim për Tubim!
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur do të mbajë dy tubime më datat 5 dhe 6 Shtator, nga ora 12:00 deri 13:00, përballë zyrave të Shoqërisë Bankers Petroleum në Marinëz.
Qëllimi i tubimit është të përcjellim kërkesat tona legjitime për:
- Të drejtat e punëtorëve
- Rritjen e pagave
- Zbatimin e kontratës kolektive të punës
- Përmirësimin e kushteve të punës
- Statusin e naftëtarit
Ky tubim vjen në vazhdën e atij të mbajtur më 1 Maj, i cili u tentua të heshtet nga kompania nëpërmjet kompromentimit të mediave kryesore në vend (dalë kjo edhe nga përgjimet e prokurorisë).
Ftojmë të gjithë punonjësit dhe anëtarët e sindikatës të marrin pjesë, sepse vetëm të bashkuar mund t’i bëjmë ballë çdo presioni dhe të arrijmë atë që na takon me të drejtë!
