Konflikti i Interesit dhe Kodi i Punës / Testi i rradhës për 7 kandidatët për Drejtor të BKH-së. Teksa faza e përzgjedhjes së drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit po shkon drejt fundit, shtatë kandidatët e kualifikuar për fazën finale të poligrafit (testit të së vërtetës) dhe vettingut do t’i nënshtrohen gjithashtu verifikimit për konflikt interesi dhe historikun e punësimeve që kanë pasur apo kanë aktualisht.
ËebLajm.com ka mësuar se pjesë e verifikimeve për vetting janë edhe të ardhurat e deklaruara dhe ato të pa deklaruara nga kandidatët në garë.
Edhe pse zyrtarisht ende komisioni i verfikimeve (vetting) nuk ka marrë vendim, rezulton se disa nga kandidatët mund të mos kalojnë testin për konflikt interesi ose të mos përputhen me kërkesat për kohën fizike të punësimeve sipas Kodit të Punës.
Sipas Kodit të Punës:
• Askush nuk mund të punojë më shumë se 40 orë në javë.
• Çdo punë zyrtare duhet të zhvillohet brenda orarit të përcaktuar 08:00–16:00.
Sipas të dhënave, nga 7 kandidatët në garë, 5 prej tyre kanë dhe kanë pasur punësime që lidhen me sektorin bankar, kompanitë e çimentos, Autoritetin Portual Durrës, sektorin universitar, si dhe biznese me aksionarë të paidentifikuar sipas legjislacionit shqiptar.
Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta