Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nga një prej palëve në proces ka sjell reagimin e fortë të dhomës së avokatisë së shqipërisë. Krytari i saj prof.dr.Maksim Haxhia ka kërkuar masa urgjente nga KLP dhe KLGJ për sigurinë e magjistratëve
REAGIMI
Të tronditur thellësisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen në ambientet e gjykatës të Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, kolegut dhe mikut tonë Astrit Kalaja, trupa e avokatëve i përcjell familjes ngushëllimet më të thella. Kjo ngjarje është një goditje për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës.
Kjo ngjarje, për këdo, është një thirrje alarmi për sigurinë, së pari të jetës dhe shëndetit të kolegëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe njëkohësisht një thirrje edhe për avokatët për thellimin e punës për ndërgjegjësimin e palëve në procese penale, civile dhe administrative për ç’ka atyre u takon ligjërisht dhe për pritshmëritë në proceset ku ata përfaqësojnë palët.
Sa më sipër, kërkohet urgjentisht nga institucionet kryesore të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma e Avokatisë të analizojnë situatën dhe të marrin masa për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe gjithë punonjësve të sistemit të drejtësisë.
K R Y E T A R I
Prof. Dr. Maksim R. HAXHIA
Lexo më shumë
👇