Opinion nga Nga Zak TOPUZI / Ngjarja tragjike ku një individ shkon deri në vetgjyqësi, duke vrarë një gjyqtar në sallën e gjyqit, nuk është thjesht një akt kriminal. Është një sinjal alarmi për një sistem që ka dështuar në misionin e tij më themelor: të japë drejtësi në kohë. Kur për 30 vite një familje endet korridoreve të gjykatave për një pronë, shpenzon gjithçka që ka, merr borxhe dhe humbet dinjitetin e shpresën, përgjegjësia nuk mund t’i mbetet vetëm individit që kreu krimin.
Ai u dorëzua i ndërgjegjshëm se në këtë jetë, vetëm prangat i kishin mbetur. Ajo rëndon mbi një sistem që ka harruar qytetarin dhe e ka lënë të përballet i vetëm me padrejtësinë. Ky akt nuk mund të justifikohet, por duhet të kuptohet në rrënjë. Ai tregon plagët e thella që ka sjellë tjetërsimi i pronës, mungesa e besimit tek drejtësia nga zvarritja e pafundme e proceseve gjyqësore. Kur njerëzit nuk gjejnë drejtësi, ata humbasin besimin, në këtë rast, çdo reagim bëhet i verbër dhe i rrezikshëm. Nuk mjafton të dënojmë dhunën, duhet të kuptojmë shkakun e saj. Dhe këtë e kupton tek reagimi masiv popullor që indirekt e justifikon këtë dhunë!
Nevojitet reformë e thellë në drejtësi, për çështjet pronësore dhe mekanizma llogaridhënieje për vonesat e pajustifikuara.
Një drejtësi që vonon, është padrejtësi me emër tjetër. Ernesto Sabato (për mua) një nga shkrimtaret me te mëdhenj, në romanin ” Tyneli” ka një monolog për njerëzit qe bëhen vrasës , nga rethana te komplikuara dhe jo me dëshirën e tyre. Sa bukur, me alegorinë e tij brilante i përgjigjet kësaj bote te pa moralshme, ku krimi nuk ndëshkohet e duhet te besh vet gjyqësinë. Ai shkruan: “Por e vërteta është se jo gjithmonë pjesa me e turpshme e racës njerëzore çfaqet atje (e ka fjalën për kroniken e zeze te gazetave ). Deri ne një fare mase, “kriminelet“ janë njerëzit me te pastër, me te parrezikshëm, nuk e them ketë ngase unë vete kam vrare një qenie njerëzore. Është bindja ime e ndershme dhe e thelle . Është i dëmshëm një individ ? Zhduke dhe mbaron puna. Ketë unë e quaj një veprim te mire.
Mendoni sa me e dëmshme është për shoqërinë qe ky individ te vazhdoje te filtroje helmin e tij dhe , ne vend qe ta zhdukesh , t’i kundërpërgjigjesh efektit te tij duke përdorur gjithfarë ligësirash e poshtërsish te ngjashme me ato te tijat. Për sa me përket mua , e them zemërçelur se jam penduar fort qe nuk i qërova nja gjashte a shtate kësisoj tipash qe njoh “ .
