Një ndërhyrje e IMT dhe Policisë Bashkiake do t’i rikthejë Tiranës dhe lagjes Komuna e Parisit një hapësirë të gjelbër.
Ambienti i rrethuar për mbi 25 vite me llamarina do të mbushet me dhe, dhe aty do të krijohet një lulishte dhe kënd lojërash.
Kjo ndërhyrje i shtohet aksioneve për lirimin e hapësirave publike, ndërsa prej dekadash ky rrethim është pretenduar pronë private në proces gjyqësor.



