Mesdita e sotme e ka kthyer pakrimin e qendrës tregtare Megatek në një arenë farwest. Nga përleshja fizike deri tek përdorimi i armës. Ndërsa qytetarë e klient janë friksuar me mbërritjen e policisë aty y vendos shiriti skenë krimi.
Vorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Emrat: I plagosuri është Fabjo Arifaj, 25 vjeç, ndërsa Grisja Latifaj, 22 vjeç ka pësuar lëndime pasi është goditur me sende të forta.