Grupi i drejtuar nga Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, po hetohet nga SPAK për një sërë veprash kriminale, mes tyre edhe tjetërsimin e pronave përmes falsifikimeve.
Në dosjen hetimore rezulton se skema e mashtrimit, e cila fillimisht ishte zbatuar në zonën bregdetare të Lalëzit dhe qarkun e Durrësit, duket se është zgjeruar edhe në Tiranë. Hetuesit dyshojnë se grupi ka synuar të përfitojë prona me vlerë të lartë ekonomike, që variojnë nga 100 deri në 2,000 euro për metër katror.
Sipas dosjes të siguruar nga weblajm.com rezulton se grupi interesohej për prona në zonat më të kërkuara të kryeqytetit, përfshirë TEG-un, Kodrën e Diellit, Selitën dhe Berzhitën. Sipas bisedave të zbardhura nga SPAK në dosjen e SkyEcc anëtarët e grupit janë përpjekur të sigurojnë dokumentacion të falsifikuar dhe kontakte me persona që dispononin informacion mbi statusin juridik të këtyre pronave, me qëllim që të niste më pas procesi i tjetërsimit.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake mësohet se grupi ka planifikuar të përfshinte në këtë skemë edhe një avokat të Kishës për shkak të konflikteve të pronësisë që kjo e fundit ka në zonën e fshatit Shetaj, pranë Kepit të Rodonit.
SPAK po verifikon aktualisht edhe disa prona në Tiranë të cilat dyshohet të përfituara në mënyrë të paligjshme nga ky grup.

Material i zbardhur nga dosja
Në datën 12 janar 2021, në orën 18:15, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën për të bërë dokumentet për një pronë te Ura e Dajlanit dhe pastaj t’i marrin edhe një person nga Hamallaj pronën nëntë mijë metra dhe t’i bashkojnë me qëllim për të ndërtuar hotel. Vullneti i ka shkruar që Aleksandri ta shkruante sa kishte bërë çdo gjë origjinal por jo të rregullt. Në vijim të bisedës, Aleksandri ka shkruar se ka gjetur 4 dynymë tokë te Currilari, ngjitur me pronën e Aritit, aty ku ndërtohen pallate dhe e ka porositur Vullnetin që të bëjë 100 dynymëshin me Shetaj. Në bisedë përmendet edhe një person me emrin Koli, që dyshohet se është avokati i Kishës Katolike në fshatin Shetaj, të cilit sipas bisedës mendojnë t’i japin 10 dynymë tokë sesa ta lënë e pa e bërë 100 dynymshin. Vullneti i ka shkruajtur Aleksandrit se një person me emrin Reti i kishte thënë se Kisha e kishin humbur gjyqin dhe se do interesohesh gjë tokën te Ura e Dajlanit t’a shesë Luanit.
Në datën 14 janar 2021, në orën 16:16, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnetin lidhur me librat që personi i quajtur Mozi u ka cuar. Aleksandri shkruan se duhet të bëjnë verifikimin nëse në këto libra për prona që ndodhen në Tiranë në zonat Selitë të Madhe, Kodra e Diellit, TEG, Linz, Fark dhe Vullneti i është përgjigjur se “Po i thash Mozit m’hka as aty deri me Berzhit.”
Në orën 20:58, Aleksandri e ka pyetur Vullnetin nëse librat kishin vlerë dhe nëse vlenin, t’i japin Mozit ndonjë lekë që t’ja japë personit që punon brenda (ASHK-së). Vullneti i ka shkruajtur se librat i kishte parë edhe Ruti dhe ja vlenin por duhej të mendojnë nëse do bënin (ndërhyrje) apo jo. Aleksandri ka shkruar:
“Ato dy libra se janë jan a i dha veten po ja vjen dihet i dhen mozi nai lek tjeter… bohem shemt çme do ble plus ai t’a ka merzit, personi qe punon mrena.”
Në vijim ka shkruajtur se “sa libra jan gjithsej 2 apo tre… apo e ke kthyer mrapsh nji.”
Vullneti i është përgjigjur se i ka tre libra të vitit 1929; 1931 dhe 1957 dhe Aleksandri ka vazhduar t’i shkruajë:
“Ate mos gjen nai tjeter me te mire… mos gjen nai tjeter me vjet 29-44… ku regjistron pronaret e perpinjine… dajt, linz, fark, kodra e diellit, berzhit, berzhit lagje, ku dali e lire.”
Aleksandri ka shkruajtur Vullnetit se duhet t’i thonë “Dajës” që ta bëjë plotësimin nëpërmjet një shkrimin e kohë dhe nuk dalohen i shtuar dhe t’i thotë Mozit, të sigurojë ndonjë libër tjetër që të ketë prona të ish pronarëve dhe prona që janë me pronar shtet dhe t’i premtojë që do ta futin në pjesë.
Në datën 08 shkurt 2021, Vullnet Muça, përfshihen i PIN-it EC272PV, i identifikuar si Viktori, i bisedon me përdoruesin të cilës i janë dhënë për trajtim avokati Artan Broci. Në vijim Viktori e çon Brajhes, dokumentet e për të shtuar i thotë Vullneti i përgjigjet se “kam unë tok super.” Viktori i ka dërguar edhe foton e një harte kadastrale të regjistrimit të pasurisë nr. 45/1 në emër të Gjovalin Ndoj, tokë që sipas verifikimeve ndodhet në Spitalë, Durrës.
EC272PV- jam av
Vullneti – Thuj na m fal i se do meret beri mos tja hapi tel… Spo mi lexon beri se tani cohet dhe pak
EC272PV- Ok… a keni tok ne kneta…me tha nje shok…pyte a shet…
Vullneti – Varet ku se kneta eshte e madhe… Po kena.
Lexo më shumë
👇











































































































