Fyerjet në punë dhe bullizmi janë arsyet që Filip Shehu (Picieri) ka dhënë para hetuesve për vrasjen e kolegut të tij Indrit Ismailllari (Kuzhinjer), goditja me thikë i shkaktoi vdekjen 34 vjrçarit.
Tiranë/Informacion paraprakRreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.














































































































